Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Uji vërshoi në rrugët kryesore të qytetit duke sjellë probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Gazetari i Klan News, Martin Marku, raporton se situata më problematike është në lagjen Besëlidhja ku disa hyrje të pallateve u bllokuan nga prezenca e lartë e ujit. Vështirësi pati edhe për nxënësit e shkollave.https://www.youtube.com/embed/0ZfFAqpwFmY?si=qOj0BQx6FxAC9hBJ

Gjithashtu edhe disa nga bizneset e zonës ulën çepenat për të mos rrezikuar bizneset e tyre. Ndërkohë punonjësit e bashkisë ndodhen në terren për menaxhimin e situatës./tvklan.al