Takimet e Belind Këllicit në SHBA, ku ndodhet prej disa ditësh, kulmuan mbrëmjen e së enjtes, me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump.

“Foto e vitit” shkruan Këllici, përbri një komenti dhe 3 fotografive që ai ka shpërndarë në rrjetet sociale, me kandidatin për President të SHBA-s.

“Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë”

Për të mos lënë hapësira për komente për pagesa të majme që janë bërë në raste të ngjashme në të shkuarën, për të realizuar fotografi të tilla, drejtuesi Politik i PD për Tiranën mbyll çdo shteg për akuza.

“Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje” 

Por kur flitet për SHBA-të dhe PD-në nuk mund të anashkalohet lehtë njolla që i vendosën amerikanët Sali Berishës, majin e 2021.

Kishte nisur koha e Joe Bidenit kur Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit por dosja e tij u përgatiti nga administarat e Trumpit, që humbi zgjedhjet e fund dhjetorit 2020.

Escobar: Askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.

Balla: Pra, thoni që kur ishte fjala për shpalljen e Berishës dhe familjes së tij, puna ndodhi edhe nën administratën Trump?

Escobar: Po

Kështu takimi një minutesh i Belind Kelliçit me Donald Trump mbarrt barrën e përhershme tashmë të demokratëve. Ngado që kthejnë kokën në dhomë, shohin problemin. Problemi nuk është amerika, por lideri i tyre i shkuar dhe i tashëm; Sali Berisha.