Home AKTUALITET Sëmundja e rëndë i mori jetën gazetares së njohur shqiptare, bashkëshorti i...

Sëmundja e rëndë i mori jetën gazetares së njohur shqiptare, bashkëshorti i saj i dedikon fjalët prekëse: Dritën e saj do t’a kem deri ditën e fundit

47

Sot u dha lajmi për vdekjen e gazetares së Radio Tirana International, e cila ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare.

Dashuri Murati, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite në Radio Tirana International, e ka filluar punën në këtë institucion që në vitin 1976, në seksionin e gjuhës turke.

Që prej asaj periudhe, gazetarja ka qenë gjithmonë e pranishme në mbledhje të nivelit të lartë të delegacioneve të dy vendeve.

Dashuri Murati, është bashkëshortja e diplomatit Shaban Murati, dhe nëna e gazetarit Erl Murati.

Për humbjen e parakohshme të bashkëshortes ka reaguar edhe diplomati dhe analisti i njohur i medias, Shaban Murati.

“‘Dashkës, që mbajti të ndezur dritën në shpirtin tim’- Është dedikimi i librit tim të fundit për gruan time, Dashuri Murati, që u shua vete sot, por dritën e saj do ta kem deri në frymen e fundit”, shkruan ai.