Emily Damari, 28 vjeç, është e vetmja britanike e cila ndodhet ende në kthetrat e terroristëve të Hamas, që tërhoqën zvarrë bashkë me 251 robër të tjerë, saktësisht një vit më parë. Nëna e 28-vjeçares që ka mbetur në Gaza u lut për një marrëveshje për të çliruar vajzën e saj nga ferri i Hamasit.
Mandy, mamaja e Emily, lëshoi për herë të parë një thirrje publike prekëse, ndërsa familjet e shqetësuara përgatiteshin të përkujtonin sot përvjetorin e parë të sulmeve të 7 tetorit.