Protesta e opozitës ka nisur me akte agresive dhe përplasje me efektivët e policisë.

Autoritetet policore kanë bërë thirrje protestueseve të mos hedhin lëndë shpërthyese dhe piroteknike drejt policisë.

“Ndaloni sulmin me mjete piroteknike në drejtim të Policisë”, dëgjohet thirrja me megafon.

Me t’u mbledhur para godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë./ abcnews.al