Një 19-vjeçar shqiptar vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimii të riut shqiptar ka ardhur pasi ai ka përplasur me motor një 27-vjeçar dhe është larguar duke e ka lënë të plagosur në mes të rrugës.
Më tej bëhet me dije se 19-vjeçari nuk kishte patentë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pak ditë më parë në Selanik. Babai i 27-vjeçarit për protothema.gr se djali i tij është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e këmbës, ndërsa ka plagë edhe në kokë. Sipas babait të viktimës, 27-vjeçari jeton në Holandë dhe kishte shkuar në Greqi ditë më parë.
Pasditen e së enjtes, ai doli për tu takuar me miqtë e tij dhe kur shkoi për të marrë ushqim ndodhi aksidenti tronditës. I riu ka tentuar të kalojë rrugën, por motori i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur rreth dhjetë metra larg.
“Fëmija im u zgjua në spital, nuk e dinte se çfarë ndodhi dhe çfarë e goditi. Siç thonë disa dëshmitarë, në motor kanë qenë dy persona, ndërsa pak metra më poshtë duket se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë, por ata janë zhdukur”, tha ai.