Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç. Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit