Qeveria zvicerane ka nisur planifikimet për të vakinuar fëmijët dhe adoleshentët.
Deri më tani janë porositur shtatë milionë doza të tjera të vaksinës Moderna për shpërndarjen në fillim të vitit të ardhshëm.
Logjika është se njerëzit, sigurisht ata që janë të klasifikuar si të rrezikuar, ka të ngjarë të kenë nevojë për doza përforcuese të vaksinës deri në fund të vitit dhe deri më 2022, shkruajnë mediat zvicerane.
Marrëveshjen e bën Moderna, e cila ka pajisje prodhimi në kantonin Valais, furnizuesin kryesor të vaksinave për vendin. Megjithëse ka porosi edhe për Pfizer/Biontech, Curevax dhe Novavax.
Qeveria thotë se ka mjaft doza, ose të gatshme ose të porositura, për të vaksinuar fëmijë dhe adoleshentë.