Përfundon gjyqi ndaj Ruben Saraives.
Sërish avokati kërkon masë më të lehte sigurie ndaj klientit të tij, po ashtu sërish nuk kanë munguar akuzat ndaj prokurorisë së Lezhës ku thotë se nuk ka prova për mbajtjen e tij në burg gjatë hetimit.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se sipas avokatit mbrojtës prokuroria duhet të merret dhe me bisedat që dolën në Sky Ecc.
Po ashtu ai thotë se prokuroria nuk ka sjellë fakte të reja dhe kërkon masë më të lehte sigurie për klientin e tij.
Top Channel