Autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, Mehmet Qema, është arrestuar nga policia.
Burime për tvklan.al thonë se Marjus Dema u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës pas negociatave mes uniformave blu dhe avokatit e familjarëve të tij. Ai ka qëndruar i fshehura që prej mesnatës kur dhe ndodhi krimi.
Bashkë me të është dorëzuar edhe njëri prej personave të shpallur në kërkim, Frenkli Myftari, i cili ka qenë prezent në lokal. /tvklan.al