Me Leo Messin sërish në qendër të projektit, Barcelona ka nisur të përpilojë merkaton e verës ku pritet të jenë jo pak aktiv pavarësisht kushteve të vështira financiare. “Pleshti” ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se qëndron në katalunjë vetëm nëse ndërtohet një projekt cilësorë dhe konkurrues pasi dëshira e tij është të fitojë edhe një herë Champions League përpara se ta mbyll me futbollin e luajtur. Përpara se të hedh firmën mbi konktratën e re, argjentinasi kërkon garanci në këtë pikë. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”: Barcelona ka kthyer vështrimin nga Premier League për të bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve.

Blaugranët kanë piketuar Harry Kane si partnerin ideal të Leo Messi në fazën sulmuese. Kapiteni i Tottenham Horspur ka shprehur gjithnjë dëshirën e tij për të provuar një eksperiencë të re, Barcelona do të ishte klubi ideal për të bërë një ndryshim të tillë në karrierë. Jo vetëm Kane, e hapur mbetet edhe pista Sergio Aguero, mik i Leo Messit dhe një okazion i vërtetë pasi në fund të sezonit largohet nga Man.City me parametra zero.

/BalkanWeb