Ivan Gvozdenovic është trajneri më i ri i Elbasanit. News 24 ka mësuar se klubi nga Elbasani dhe tekniku i njohur kanë arritur marrëveshje dhe prezantimi zyrtar do të bëhet në orën 16.00.
Klubi nga Elbasani gjen kështu zgjidhje, teksa kujtojmë se në paraditen e sotme dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës italiani Bordin
Trajneri serb, Gvozdenovic është një emër i njohur për futbollin shqiptar, teksa ka udhëhequr Skënderbeun për disa vite dhe u largua nga korçarët vetëm para disa ditësh.
Debutimi i Gvozdenovic në pankinën e Elbasanit do të vijë në ndeshjen shtëpiake ndaj Vllaznisë, të planifikuar të luhet me 8 dhjetor. Elbasani renditet në vendin e pestë, me 21 pikë.
(J.S/BalkanWeb)