Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu bën me dije se mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025.

Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës.

Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.

Top Channel