Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, nuk ka qenë aspak aktive në rrjetet sociale këto kohë. Por pavarësisht kësaj, lajmet për të nuk kanë të ndalur. Së fundmi është përfolur edhe se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin Fisnik Syla.
Por ka qenë ky i fundit ai që i ka hedhur poshtë këto thashetheme. Fisniku ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet që bashku me Fjollën dhe ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos shoqëruar me dy zemra të kuqe.
Më pas, biznesmeni ka postuar vetëm një fotografi të këngëtares, e cila shfaqet duke qeshur, e krahas saj shkruan: “Jeta ime”.
Nga ana tjetër kujtojmë se Fjolla prej kohësh ndodhet në arrati dhe që në muajin prill, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës bëri kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.
Ajo është e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Kërkesa bashkë me materialin përkatës u nis në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi.
Që nga janari Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj.