Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar me numërimin e votave për subjektet politike.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 88.04% e votave.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75% apo 131,798 vota.https://www.youtube.com/embed/0L1kYvnK2Hs?feature=oembed
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.31% apo 17,174 vota.
Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.
![Capture](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2025/02/Capture-53-600x330.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)