TikTokeri i njohur turk, Efekan Kultur, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, pas tre muajsh shtrimi në spital.

Kultur, i cili ishte bërë i famshëm për videot mukbang ku konsumonte sasitë e tepërta të ushqimit, u shtrua në spital në dhjetor për probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe lëvizjen.

Gjendja e tij shëndetësore u rëndua aq shumë sa që ai nuk mundi të vizitonte varrin e nënës së tij, e cila kishte ndërruar jetë vitin e kaluar.

Pas një periudhe trajtimi, ai u kthye në shtëpinë e tij për të vazhduar kurat, por dha frymën e fundit aty. Varrimi i tij u bë ditën e djeshme në një varrezë në periferi të Stambollit.