Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Athinë, ku një taksist shqiptar humbi jetën pasi mjeti që drejtonte u përplas nga një 22-vjeçare greke, e cila udhëtonte me makinë me shpejtësi të lartë. Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare.

Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi”, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.