Muharrem Ibrajt iu është ngritur aktakuzë të martën nga Prokuroria Speciale dje për krime lufte ndaj popullatës civile.

Organi akuzues thotë se Ibraj përgjatë viteve 1998-1999 në Osek Hylë të Gjakovës, bashkë me forcat serbe, ka kryer vrasje, dhunime e keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare

Dosja e Prokurorisë përmban detaje të tmerrshme lidhur me krimet e kryera nga Ibraj.