Masat e patërhequra të pensionit të invaliditetit mund të verifikohen edhe online. Sikundër ndodh me shumë pagesa të tjera, edhe përfituesit e pagesave të invaliditetit qofshin këto të plota, të pjesëshme apo të reduktuara mund të kontrollojnë nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, masat e patërhequra të këtyre pensioneve.

Sipas procedurës së përcaktuar, mjafton që kërkuesi të ketë një dokument identifikimi: kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të nisur procedurat e verifikimit online të pagesave të patërhequra. Pasi të hyni në faqen online www.e-albania.al, fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar, dhe të vijoni me përzgjedhjen e shërbimit “Masat e patërhequra të pensionit të invaliditetit (KMCAP)”. Më tej duhet tëklikoni në butonin “Përdor”, ku dhe do të shfaqen të dhënat përkatëse dhe ju mund të konsultohuni online me pagesat përkatëse të patërhequra të këtij pensioni. Për marrjen e këtij shërbimi nuk aplikohet asnjë lloj tarife, ndërkohë që ofrohen menjëherë në sistem.

Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Në vendimin e këtij komisioni shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë të aplikuesit. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore,çdo person që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti, i cili në varësi të kushteve që përmbushen mund të jetë i plotë, i pjesshëm, apo edhe i reduktuar.

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.Ndërsa në rastet kur një person qëështë në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. “Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti”, sqarojnë autoritetet e sigurimeve shoqërore.Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Nëçdo rast, shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

I siguruari merr pension për invaliditet të pjesshëm, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, sipas nenit 35, dhe kur për çdo arësye, përveç aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale, bëhet i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta pune. Edhe në këtë rast, shkalla e invaliditetit dhe puna që do të kryejë i siguruari, përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Sa i takon masës së pensionit bëhet e ditur se pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ky lloj pensioni do të llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Ligji për sigurimet shoqërore përcakton gjithashtu se personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky i fundit do të jetë më i favorshëm për të.

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, skema e sigurimeve shoqërore lejon qëatij t’i jepet edhe një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Po ashtu edhe nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Gjithashtu, një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqind.

Personat që janë të pakënaqur me pagesat e caktuara mund të ankimojnë vendimin. Kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Ankimi mund tëparaqitet në formën e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Nëçdo rast vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë.

Kriteret mjekësore për caktimin e aftësisë në punë të invalidëve:

  • Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, invaliditeti klasifikohet në tri grupe që janë invaliditet i pjesshëm, i plotë, si dhe nevojës për kujdestari.
  • Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it.
  • Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë.
  • Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

DITA