
Edhe këtë vit, mësuesit mund të marrin kredi me 0% interes. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njofton se për të dytin vit radhazi do të ketë një mbështetje për mësimdhënësit.
Sipas Manastirliut, për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese. Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025.
