17 maji shënon ditën botërore kundër homofobisë dhe komuniteti LGBT ka organizuar në Tiranë paraditen e përvitshme.
Pjestarët e këtij komuniteti por edhe përfaqësues të shoqateve në mbrojtje të këtij komuniteti kanë shpalosur një flamur të madh në sheshin “Skënderbej”, si simbol të këtij komuniteti,
Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj tha se ky komunitet vazhdon të jetë i paragjykuar në vendin tonë.
Ai shtoi se komuniteti LGBT vazhdon të vuajë diskriminim dhe dhunën nga e gjithë shoqëria.
“Komuniteti vazhdon të vuajë diskriminimin, dhunën, jo vetëm nga familja por edhe nga shoqëria.. Krimet e urrjetjes mbeten problem. Nëse do të shikoni në copëza komunitetin, është komuniteti trans më i paragjykuari. Komuniteti transgjinor vazhdon të mbijetojë falë prostitucionit. Ne nuk i kemi dhënë asnjë mundësi që të gjejnë një punë dinjitoze.Tirana është qyteti më e rehatshem per te qene gay dhe lezbi. Pjesa jashtë Tiranës vazhdon të jetë qendra ku ka diskriminim”, tha mes të tjerash Altin Hazizaj.