
Përmes një peticioni me 511 firma drejtuar Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës, banorët e Hotolishtit në Librazhd kërkojnë të ndryshojë projekti i autostradës “Elbasan-Qafë Thanë”. Ata thanë se rruga e re është projektuar të kalojë përmes fshatit duke shkatërruar pronat e tyre.
Edhe pse ka kaluar disa javë nga kërkesa e tyre asnjë nga institucionet nuk ka reaguar duke bërë që banorët të mblidhen sërisht sot për të ridenoncuar problemin e tyre.
Gjatë ditës së sotme pranë banorëve të Hotolishtit ishin kandidati për deputet I PSD Elbasan Erion Murataj dhe kandidati i Librazhdit Dr.Habil Biçaku!
Si jurist Murataj iu dha mbështetje të pakushtëzuar banorëve të Hotolishtit për të luftuar krah tyre për të drejtat e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Erion Murataj shkruan:
Erion Murataj: “Me doktor Habil Biçakun, në takimin e njoftuar nga “PROTECT HOTOLISHT” me banorët e mrekullueshëm të Hotolishtit .
Sot pash shpresë , pash burrëri , atë që aq shumë i mungon lagjeve dhe fshatrave tonë në vendimarjen komunitare.
Të dielën e ardhshme ora 10:00 në Hotolisht ftoj jo vetëm banorët e Hotolishtit por çdo njeri të lirë në luftën për mbijetesë të një fshati kundër të paburrave të politikës”.
#elbasan #PSD voto 11



