Erion Murataj PSD

Kryeministri Edi Rama, përmes një video në rrjete sociale, ka publikuar itinerarin që një tren do ndjekë në hekurudhën Durrës-Prishtinë.

“Hekurudha Kuq e Zi tashmë merr udhë” shkruan Rama shoqëruar me flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës.


Sipas videos së publikuar, itinerarin nga stacioni i Shkodrës do jetë i tillë:

“Stacioni i Shkodrës – Stacioni Prekal – Ndalesa në Koman – Stacioni i Tropojës – kalimi i kufirit në Kosovë – Stacioni i Gjakovës – Stacioni i Prishtinës“

Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku prezantoi studimet e kësaj hekurudhe, duke u shprehur se kjo linjë e kthen kombin shqiptar në një pol për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane.

Balluku shpjegoi se hekurudha do të ndërlidhet me korridorin VIII, korridorin X dhe korridorin adriatiko-jonian. Prezantimi i djeshëm u bë nga Shkodra, aty ku do të vendoset edhe stacioni, diçka që sipas Ballukut i takon “kryeqytetit të veriut me ligj dhe me kanun”