
Kater persona kane mberritur ne spital te plagosur si pasoje e nje sulmi me arme ndaj tyre ne Lunder.
Lajmi u be me dije nga policia.
Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç dhe Klan Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah dhe aktualisht ndohen në operacion.
Të plagosur me armë zjarri nga Lundra janë shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallën e operacionit.
Sipas spitalit, mësohet se i mituri 11 vjeç paraqet gjendje më të rënduar shëndetësore, nga plagët e marra.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
