Erion Murataj PSD

Gjykata e Apelit te Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, duke lënë në burg pa afat shettasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të arrestuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK.

Hakerimi ndaj emaileve të tre prokurorëve të Posaçëm ndodhi më 12 mars.

Sipas SPAK, hakerët nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT- që sipas tyre mbetet i pacënuar- por kanë arritur që të marrin të dhënat nga adresat e emaileve të disa prokurorëve, por s’ka rrjedhje të dosjeve hetimore. Hakerët kanë tentuar që të ndërhyjnë edhe në emailin e kryeprokurorit Altin Dumani, por sipas SPAK nuk kanë pasur sukses falë masave të sigurisë.

SPAK ka njoftuar se arrestimi i tyre është bërë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e emialieve të prokurorëve, edhe pse për vendosjen e tyre nuk ka pasur asnjë informacion për mediat.

Prokuroria e Posaçme sqaroi se pas arrestimit të tyre kanë mundur edhe të sekuestrojnë pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili, si dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

SPAK tha se prokurori i çështjes Bledar Maksuti i ka urdhëruar të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me dokumentet që të mos i publikojnë, ndërsa janë marrë persona të tjerë në pyetje.