
Egli Tako është shpallur finalistja e katërt e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Megjithatë, ajo pati një Big Brother me përplot dinamika, drama e gjëra të bukura.
Ish-banorja ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale, ku falënderon të gjithë për mbështetjen. Veç kësaj, ka falënderuar edhe producenten e këtij reality show për mundësinë e dhënë, Sara Hoxhën
“Çdo fund është një fillim i ri. Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë.
Jeni bekim ju dua shumë secilin prej jush. Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashninë që ma keni dhuruar. Ëndrra vazhdon. E juaja Egli”, shkruan aktorja.
