
Një grua është arrestuar nga policia pasi ka fotografuar votën e saj në ditën e zgjedhjeve.
Ajo akuzohet nga prokuroria për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.
“Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u identifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.
Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal”, tha Prokuroria.
