Erald Elezi, administratori i KESH, merret i pandehur nga SPAK. Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gyli.

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).

Ndër fondet dhe tenderat e dyshuara për abuzim janë edhe ato të eficiencës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga Bashkimi Europian.

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

Vlora mbyll numërimin, LISTA me 9 EMRAT e PS që hyjnë në Parlament, vetëm tre nga PD
SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion që përfshin zyrtarë të lartë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.