Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier.
Bëhet me dije se sii pasojë e përplasjes 6 persona janë lënduar lehtë dhe janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.