Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, të shoqëruara me masa ajrore me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me orë të gjata me diell e vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.