Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkafanë të Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një bashkëmoshatarë.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas

“Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv