Lëvizte i armatosur në rrugën “Ibrahim Rugova”, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua një 27 vjeçar, banues në Domje.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.