Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 39-vjeçari ka mashtruar një person duke i marrë shuma parash. Ai i kishte marrë para që të kryente disa punime në banesën e tij por 30-vjeçari e kishte mashtruar.
Sipas policisë 39-vjeçari ka marrë në total rreth 750 000 lekë. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
“DVP Elbasan/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Last time”. I mori disa herë, shuma parash, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 39-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.






