Erjon Murataj, anëtar i Këshillit Bashkiak në Elbasan dhe jurist tha në studion e MCN Live se mbetjet e Kurum që janë të sekuestruara në Durrës kanë një normë rrezatimi 118 herë më e lartë se norma e lejuar
Duke vijuar, Murataj tha se këto mbetje të rrezikshme janë prodhuar nga furrnaltat e Kurum në formën e skories në Elbasan.
Po ashtu Murataj bëri me dije se ditën e djeshme ka pasur prezencë të prokurorëve dhe oficerë në Bashkinë e Elbasanit.
Sipas juristit kjo çështje do të shkojë drejt SPAK-ut.
- “Produkti nuk ka vendin e origjinës. Dhe vendi i origjinës është Elbasani.
- Kurum, ka rreshtur së punuari vijon të ketë reklama në shumë televizione shqiptare. Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim prej më shumë se një viti për disa mbetje. Shumë pak njerëz e kanë parë fletën e analizave që ka ardhur nga laboratori në Itali. Unë e kam lexuar.
- Është 118 herë më e lartë norma e rrezatimit. Ka një problem esencial.
- Në 2023 në fushën e mbetjeve të skrapit pranë Kurum ka ndodhur një zjarr i përmasave të mëdha.
- Norma e rrezatimit të këtyre mbetjeve në raport me normën e lejuar. Di të them që ky fakt më alarmon se jam qytetar.
- Në 6 nëntor 2023 bie zjarr i madh. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Emergjencave. Për 3 ditë është mohuar nga Llatja. Është krijuar kuorumi. Asokohe nga burime të mia brenda Kurum, informatat ishin që bateri me mbetje acide, skrapi i importuar me rrezatim ishin në përbërje të këtij masivi. Sipas punonjësve të caktuar ishte më e lehtë për ta futur në prodhim duke bërë një shkrirje natyrale. Këto ranë në vesh në shurdhur të institucioneve të asaj kohe.
- Një vit më pas në shtator -tetor 2024 punonjësit e Kurum ngrohen në grevë, pasi kompania herë pas here bën pushim për të shmangur taksat, pagesat e punonjësve.
- Llatja shkon në një takim, bën një mashtrim dhe thotë shkoni në punë se kam unë marrëveshje me Kurum dhe ata do ju paguajnë, i shoqëruar nga një anëtar i Këshillit Bashkiak, i paautorizuar nga këshillit, familjar i Llatjas që quhet Indrit Habija. Zotëria në fjalë ka lidhje përfituese nga Kurum. Këto fakte publike, janë narrativë e qenësishme për t’iu afruar faktit penal.
- U potencua me hetimin e Prokurorisë së Durrësit ku u faktua ekzistenca e mbetjeve me rrezatim të lartë radioaktiv dhe % të lartë të emetimit të hekturit në ujëra dhe ajër. Flasim për mbetje të rrezikshme që janë prodhuar nga furrnaltat e Kurum në formën e skories. Për shkak të përpunimit të skrapit të importuar nga Kurum nga vende të cilat e kanë me rrezatim të lartë edhe atomik, skrapin. Është djegur me temperaturë të larta. Është shumë herë më i lartë koncentrati që del në ajër dhe kthehet në tokë përmes shiut. Kompleksi i ish-Metalurgjikut është buzë Shkëmbimit. Nga njerëz që janë të VOTUAT nominalisht në Elbasan, si Gledian Llatja dhe gojëdhënat flasin për konflikt interesi, korrupsion aktiv dhe pasi, nuk e di sa është përfitimi, por në kurriz të familjarëve është e palogjikshme.
- Kurum nuk lindi as sot, as në 2024, por në 1999. Nga 1999, përgjegjësia së paku ajo morale është e të gjithëve ne, ajo politike është e atyre që kanë qeverisur dhe penale është e drejtuesve lokal.
- Në Elbasan janë 2 aparate që masin ndotjen dhe janë jofunksionalë.
- Mendoj që hetimet shumë shpejt duke parë të gjithë zhvillimin dhe dinamikën e hetimit, qoftë nga Prokuroria e Durrësit, më thanë dhe dje ka pasur oficerëve dhe prokurorisë në Bashkinë e Elbasanit. Nga informacione të miat, Bashkia e Elbasanit e ka kthyer prokurorin e Elbasanit në sekretar për takime që do ndodhin. Ka pasur prezencë të oficerëve dhe prokurorisë në Bashkinë Elbasan. Për një kohë goxha të gjatë, ka mëngjesi deri në mesditë. Nga pyetjet që i janë bërë përfaqësuesve të zyrës për medias është thënë që ka ardhur për negociuar nëjë takim që do bëhej në kuadër të sigurisë së qytetit. Mendoj që e gjithë panorama e fakteve penale që kanë si produkt të para këto 33 masa, do jenë shumë më tepër. Kjo dosje do të shkojë drejt SPAK. Kemi 3 elementë të përfshirjes së zyrtarëve të lartë, të dyshimit për korrupsion aktiv dhe pasiv. Kur bëhen më shumë se 2 veta që kanë dijeni dhe me veprimet ose mosveprimet kanë lejuar një sërë kundravajtjes penale, kjo narrativë sjell një derivat të kësaj dosjeje që duhet të shkojë në SPAK. I jam drejtuar prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK. “






