Arsyeja: Orët e gjata të punës
Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë. Të dhënat e OBSH-së dhe ILO-s tregojnë se, Shqipëria kishte 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta europianeSipas të dhënave të brendshme të publikuara nga INSTAT, orët mesatare aktuale javore të punës për të punësuarit me pagë në vitin 2019 ishin 43.4, kohë më e gjatë me gjatë se në vendet e tjera europiane që punojnë 30-35 orë në javë. Rreziku vjen nëpër dy rrugë kryesore:
E para:Çlirimi i hormoneve të tepërta të stresit për shkak të punës me orë të gjata mund të shkaktojë çrregullime në sistemin kardiovaskular.
E dyta është përmes përgjigjeve të sjelljes ndaj stresit, ku përfshihet përdorimi i duhanit, alkoolit, dietës jo të shëndetshme, pasivitet fizik dhe çrregullimi i gjumit që ndikojnë për keq në shëndetin e zemrës.Studimi tregoi se puna ≥55 orë / javë shoqërohet me një rrezik më të lartë të sëmundjes ishemike të zemrës dhe goditjes në tru, krahasuar me punën 35-40 orë në javë.Të dhënat ofruan bazën e provave për hartimin, zhvillimin, planifikimin, koston, zbatimin dhe vlerësimin e legjislacionit, rregulloreve, politikave, programeve dhe ndërhyrjeve për të zbutur ekspozimin e faktorit të rrezikut në punë dhe barrën e sëmundjeve.