Manastirliu: Presim lehtësim të masave
Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu teksa e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm. Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postkovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.Ulja e rasteve positiv me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave , që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po i vjen fundi,i kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në vijim Balla komplimentoi bluzat e bardha për vetëmohimin e tyre.
Nga ana e saj mjeka infective doktoreshë Anjeza Dajlan u shpreh e lumtur që perms punës së palodhshme ia dolën që ta mbyllinin këtë pavion.
Në Elbasan nga hapja e pavijonit covid morën trajtim mjekësor rreth 80-të pacientë. Numri i fataliteteve ka qenë fare minimal, ku nuk mungoi edhe një rast i vetëhedhjes së një të riu me covid nga ambjentet e spitalit, por i pashtruar në pavijon.