Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka lënë në burg katër ndërtuesit Mirsim Jella, Adriatik Shtembari, Fiqiri Lika dhe Ferdinand Shtëmbari, pasi kishin tejkaluar lejen e ndërtimit një pallat në Rrugën “Llukë Kaçaj”, mbrapa “Spitalit Amerikan 2”, si dhe po kryejnë punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projektin përkatës.
Nga dokumentacioni tekniko-ligjor rezulton se leja e ndërtimit për një tjetër pallat ka qenë për 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë. Nga kqyrja e objektit në ndërtim, rezulton se janë ndërtuar dy kate shtesë në lartësi, pra objekti nuk është me 9 kate mbi tokë, por me 11 kate mbi tokë.






