Pamjet tmerruese të qenve endacakë që hanë kufoma të djegura njerëzish në brigjet e lumit Bhagirathi në qytetin indian të Uttarkashi, po qarkullojnë në mediat sociale, dhe kanë pasuar me reagime të shumta të njerëzve.
Pjesët e trupit, disa prej tyre gjysmë të djegura, te viktimave të Covid u hodhën në brigjet e lumit Bhagirathi në qytetin Uttarkashi në Uttrakhand.
Një banor vendas tha se po bënte disa piktura buzë lumit të hënën kur vuri re qentë që po ushqeheshin me ‘të vdekurit’.
“Ndjej se është vdekja e njerëzimit”, i tha burri NDTV, ndërsa i bëri thirrje qeverisë lokale për të adresuar grumbujt e kufomave.
Vendasit janë të shqetësuar se mund të jenë viktima të Covidit dhe se sëmundja mund të përhapet përmes ujit ose përmes qenve që kanë ngrënë trupat.
Megjithëse shkalla e infeksionit në Indi ka rënë që kur arriti kulmin në fillim të majit, me rastet ditore në më shumë se 127,000 të hënën numri i vdekjeve ditore, mesatarisht 3,500 gjatë javës së fundit, besohet të jetë një nënvlerësim drastik.
Shumë nga vendet në buzë të lumit ku hindutë tradicionalisht djegin të vdekurit e tyre, krematoriumet dhe varrezat, janë të mbingarkuara.
Autoritetet besojnë se familjet e të vdekurve mund të mos kenë mundur të gjejnë hapësirë për të djegur të dashurit e tyre ose nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë ritet e fundit.
India ka luftuar një valë të tretë serioze të koronavirusit gjatë muajit të kaluar, dhe megjithëse numri i rasteve ka filluar të bjerë, vendi përballet me një rritje të numrit ditor të vdekjeve për javët në vijim.
India ka raportuar një numër zyrtar të vdekjeve prej 331.895 , por analiza e botuar nga Neë York Times javën e kaluar tha se kjo shifër kishte më shumë të ngjarë të ishte 1.6 milion.
Gazeta parashikoi që ndërsa ky ishte numri i mundshëmi vdekjeve, skenari në rastin më të keq mund të ishte deri në 4.2 milion vdekje nga kovid.