Home ELBASANI SOT Festohet dita e Shen Joan Vladimirit

Festohet dita e Shen Joan Vladimirit

36

Qindra besimtare jane mbledhur sot ne Fshatin Shijon te Elbasanit per te kremtuar 4 qershorin festen e Shen Joan Vladimirut .

Në fshatin Shijon të komunës Bradashesh është festuar dita e Shën Johan Vladimirit ku disa shekuj më parë besohet si nisi predikimin e fesë ortodokse në këto zona. Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodokse nga Shqipëria por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban emrin e shenjtit Johan Vladimir

Shën Johan Vladimiri në Shqipëri respektohet njësoj si nga shqiptarët ashtu edhe sllavët që vijnë pothuajse çdo vit në kishën që mban emrin e këtij shenjti. Vendlindja e tij është Kraja e Malit të Zi, ndërsa eshtrat janë zhvendosur në Durrës gjatë Mesjetës e më pas në Elbasan. Pas djegies së manastirit eshtrat u vendosën në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa manastiri në fshatin Shijon, që mban emrin e shenjtit, është rindërtuar vite më pas.