Babë e bijë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj dolën sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ata akuzohen për vrasjen e dhëndrit Kudret Saliaj dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje” informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Dhurata Saliaj së bashku me babain e saj ditën e premte, (4 qershor 2021) nuk ishin përgatitur për gjyq, por për të kryer vrasje.
Ky është konkluzioni paraprak që ka dalë policia dhe prokuroria e Tiranës.
Në orën 11:52 ata kanë hyrë në lokal “T….B” dhe situata ka qënë shumë e qetë. Por pas 48 sekonda, thuhet në raport situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi Dhurata Saliaj, çantën e krahut që mbante me vehte, ja ka dhënë babait të saj, i cili prej andej ka nxjerrë një pistoletë tip “TT”.
Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar pranë tavolinës ku qëndronte, dhëndri i tij, Kudret Saliaj dhe avokati Cama, i cili në këtë moment ishte duke lexuar një raport të paraqitur nga psikologia.
Mexhit Picari, ka qëlluar plot 4 plumba në kokë dhe gjoks dhëndrin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa ka qëlluar me një plumb në shpatull dhe avokatin Adriatik Cama, që më parë ka shërbyer si prokuror në Tiranë.
Babë e bijë, kanë dalë me urgjencë nga lokali, duke marë rrugën drejt tunelit që të nxjer në bulevardin “Bajram Curri”.
Silueta e tyre është filmuar nga disa kamera në zonë, ku duken qartë se kalojnë mbi urën e këmbësorve në lumin Lana dhe aty Mexhit Picari, flak dhe pistoletën me të cilën kreu vrasjen e dhëndërit të tij, Kudret Saliaj.