Aktivitete të shumta në nder të perëndeshës
Si çdo vit, edhe sot në qytetin e Belshit u zhvillua festa e Aferditës. Një festë e organizuar në për nder të perëndeshës së dashurisë dhe të bukurisë .Një festë ishte harruar prej disa vitesh por bashkia e Belshit vendosi që ta rikthej këtë traditë të vjetër.
Pandemia e Covid 19, nuk e mundësoi një organizim të tillë vitin e kaluar , por ashtu si e cilësoi edhe kryetari i bashkisë zoti “Arif Tafani“ këtë festë si një ditë të vecantë në këtë vit të mbrapsht.
Ky aktivitet startoi në orën 10:30 pranë amfiteatrit të Afërditës në fshatin “Seferan“ me ritualin e hedhjes së terrakotave për nder të hyjneshës Afërditë, nga vajzat të veshura me kostumet tradicionale të zonës, pasi ashtu si na e dëshmoi edhe vete historia në këtë liqen shumë vite më parë është gjetur busti i saj.
Aktivitetet vijuan me koncert nga nxënësit e shkollave si dhe dramatizim, specifikisht me legjenden e murimit ,e njohur ndryshe edhe si Rozafati dhe lutja.
Aktiviteti u mbyll në fund me një shumëllojshmeri lojrash argëtuese për të vijuar me zhvillimin e miss belshit i cili do të mbahet sonte.