Në 5 muaj 6 vrasje
Nga ekzekutimet kriminale deri tek vrasjet për shkaqe banale janë motivet e ngjarjeve që kanë tronditur qarkun e Elbasanit.Numri i ngjarjeve kriminale të ndodhura në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të fundit ka rritur edhe pasigurinë tek qytetarët të cilët mendojnë se forcat e rendit duhet të jenë më efektive në punën e tyre.
Gjashtë viktima janë shënuar vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021.Një vrasje për konflikt politik, dy krime të rënda në familje dhe një tipike mafioze, kanë rritur ndjenjën e frikës mes qytetarëve.
Por ata thonë se reagimi nuk duhet të jetë me aksione, por policia dhe drejtësia duhet të veprojnë me dorë të hekurt ndaj krimit.Qarku i Elbasanit vijon të mbetet një nga qarqet më problematikë sa i përket sigurisë së jetës.