Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish, dhe se vëzhguesit e tij janë penguar për kryerjen e detyrave.
Xhaferaj shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë.
“I gjithë procesi ka qenë model me një standard europian demokracie, është vlerë për PD dhe shoqërinë shqiptare, edhe dita sotme ka qenë model. E pashë prononcimin e Shehjat dhe pyeta përfaqësuesit e tij, por pretendiminuk qëndron.
Janë dy lista e vërtet, por njëra është ajo e ardhur nga Tirana dhe tjera është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë dhe emrat e tyre futen në këtë listë shtesë.
Është lista me 2900 e ca anëtarë që vjen nga Tirana dhe lista me ata që kanë kartën e anëtarësisë por që kanë kohë që nuk janë aktiv . Komisioni fotokopjon kartën e anëtarësisë dhe është tërësisht i integruar në proces të rregullt”, tha Xhaferraj.
Agron Shehaj tha se në Durrës është shtuar një listë e re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.