Nga Erion Murataj!
Kam kohë që e mendoj se si unë, një nga ata që të mitizoi më duhet të të bëj mbrojtjen dhe të kritikoj njëkohësisht.
Unë isha një 16- vjeçar që besoi në preambulën tënde, sot jam jo vetem prej 5 vitesh i ndarë nga ai projekt dhe i zhgënjyer por i keqardhur për atë që mitizoja.
Me vjen keq që sot, kur askush nuk e bën, më duhet të bëj mbrojtjen!
Në fakt shumë nga ne të rinjtë që pate në krah kur hodhe themelet e LSI e kemi berë pa hezituar për vite me rradhe. Familja dhe origjina ime më ka dhënë mesimin që jo kushdo pritet në shtëpi, e po ashtu jo kushdo të vjen në gëzime apo hidhërime. Politikisht të kam besuar, mbrojtur aq pak sa kam mundur kuptohet, por ka kohë që je bërë i pambrojtshëm. Askush s’ta ka më as frikën e as nevojën “MIK”.
Ata për të cilët sakrifikove dhjetra e qindra të rinj ishin thjeshtë pazarexhinj që dukeshin të mirë qoftë e për një rrotë djathi parmixhan që sillnin në raste festash.
Ka shumë që thonë se ke gabuar vetem ti.
Është e pavërtetë. Ti gabove që nuk mbajte fjalën që i the “GURI SEFERIT” në 2010 kur kërkonte me ngulm Monikën kryetare të njesisë nr.6.
Të kujtohet si i the: “Monika, të rrij në shtëpi me kalamajtë”. Sepse, ti e dije që ajo s’e bente dot atë punë. Dhe ti kishe të drejtë.
Afrove të rinj dhe mirë bëre.
Po të kujtohet si ke thënë në 2007-tën në Mollas të Elbasanit? Ka rradhë shtëpia.
Por shokët e rinj që fitove e humbe sapo s’ta patën më nevojën i respektove e lartësove edhe pse i kishe analfabet, i dashur mik!
Harrove djem si Amarildo Mekollari e Eno Laco që u qoftë dheu i lehtë. Të rinj si Blerina Kazaferi, Aurel Larti, Ermal Xhumari, Elio Laze, Fiori Kadillari, Emiliano Bravo etj etj.
Do më thuash që i punësove?
Po drejtor të përgjithshëm kë vure Ilir?
I kishe më të shkolluar apo më pak të korruptuar se këta apo qindra të rinj të tjerë.
Shumë thonë se ti i mbaje njerzit! Të dy e dijm që kjo ishte rast pas rasti.
Por ti ke meritën që bëre shumë të rinj të besojnë në vetvete dhe më pas I’a le Peços dhe Monit t’i thonin këlyshët e Iirit.
Fshesaxhijntë, përjashtuar Arditi Çelën që kishte në lista Moni, votuan dhe bën sikur punuan dhe ti e di këtë. Slogani me të cilin të çoi Moni në presidencë në 2017 nuk piu më ujë.
T’i them këto për të hequr barrën që shumë të vënë për dështimin. Pas 2015 ti s’ke më asnjë faj politikisht. Institucionalisht ke ruajtur gjatë një profil shtetari.
Por kur prap, pa të pyetur Peço (Ramiz Alia nr.2) bashkë me Monen lanë mandatet pa të pyetur siç e thua vetë, çedove dhe harrove që ishe mbi palët duke humbur të vetmen arme që kishe, “QETËSINË”.
Harrove, që me qetesi e dashuri arrite të paarritshmen. Kostumi i ngushtë dhe krushqia me një shumëngjyrësh politik të humbin jo vetëm vlerën politike po dhe profilin prej burri që mban fjalën.
Një keshillë!
Mos e përmend më Prillin dhe popullin. Të besuan sepse të dijnë burrë por ti u bere si krushku, vetëm se nuk mendove humbjen. Dhe bëre mire!
Ti thashë të gjitha këto sepse ti miqve dhe atyre me të cilet ke ngrenë bukë nuk i hap më as telefonin.
Mos i hyjmë pastaj historive të premtimeve dhe dhjetra figurave që dogje për fshesaxijntë e Monës që trajtoi dhe profesorë me thinja si taksixhiu i Lezhës që kishte në listë. Dije, që nga hija jote dhe shpresa për ndonjë “Loçkë” e fshesaxhinjëve LSI ka fituar ndonjë votë. Kërkojnë të të shkarkojnë. Teorikisht po të bëjnë nder, praktikisht se di! Atë e di vetem ti.
Një të fundit kisha!
Miqtë janë përgjithmonë jo kur ke kohë, ke lënë në harresë shumë prej tyre!
Dhe në Skrapar politika na bashkoi dhe na ndau.
I them sot këto fjalë që të mos bëhesha si miqtë e pilafit që tu sulën në fushatë. Politika është mjeti për të arritur qëllimin e aspiratën për një shoqëri.
Ti i pari harrove preambulën! Kush je ,nga vjen e ku do shkosh!
Ke zhgënjyer shumë.
Më vjen keq ILIR!