Transportimi i një të sëmure me urgjencë drejt spitalit, ka shkaktuar një aksident në zonën e 21- Dhjetorit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel