Kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë që Kosova është me ushtrues detyre të presidentit ndërsa ende ka paqartësi se si do të zgjidhet kjo çështje. Janë dy opsione, arritja e një marrëveshje për presidentin apo shkuarja në zgjedhje. Kryeministri Avdullah Hoti tha se janë duke u munduar që të organizojmë sa më parë takimin me partitë politike. Sipas tij edhe muaji Janar është vonë për të gjetur një zgjidhje.
“Kushtetuta është e qartë, maksimumi që mund të vazhdojë kjo situatë është 6 muaj, por ne nuk do të presim 6 muaj. Unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”.
Gjithnjë e më shumë po përmenden zërat për zgjedhje të reja për shkak të mungesës së votave për të zgjedhur presidentin. Qeveria aktuale nuk i ka votat e mjaftueshme pasi që nevojiten 80 deputetë të jenë të pranishëm në sallë.