Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin Elbasan – Librazhd, ku një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.
Sipas burimeve për ‘Fax News’, mësohet se shkak mund të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të orëve të fundit.
Shoferi po merr mjekim në Urgjencën e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.