Gazetarja e Fax News në Lezhë, Brixhilda Deda ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i katërfishtë në Lezhë, ku 7 persona mbetën të plagosur.
“Bëhet me dije se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i shoferit me makinën me targa të huaja. Një nga makinat ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë. Kanë përfunduar 7 persona në spitasl. Katër prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Shkodrës, sepse janë më rëndë, ndërsa 3 janë dërguar në spitaline Lezhës. Në makinën me targa të huaja ka pasur dhe fëmijë, ndërkohë bëhet me dije se 3 nga makinat drejtoheshin nga femra, ndërsa 1 nga mashkull. Makina me targa të huaja është tip Ford. Disa nga të lënduarit janë të moshave 12, 17, 15, 18, dhe 58 vjecc. Bëhet me dije nga Policia se personat e lënduar janë të gjithë me shtetesi shqiptare”, raportoi gazetarja e Fax Neës, Brixhilda Deda.
fax