Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar Amerikën për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha me anë të një postimi në facebook, ka postuar disa foto nga takimet që ka bërë me ish presidentët e SHBA.
“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh!” shkruan Berisha në postimin e tij.
Si duket edhe pse Amerika e ka shpallur non grata atë dhe familjen e tij, Berisha “nuk mban zemëratë” dhe e ka uruar SHBA në një ditë kaq të rëndësihme për kombin amerikan.