Alla apel qytetarëve: Tregohuni të vëmendshëm
Rritja e ndjeshme e temperaturave bëri që gjatë ditëve të nxehta që lam pas të kishte edhe një sërë incidentesh me zjarret. Edhe pse nuk janë shënuar pasoja në njerëz incidentët ishin të shpeshta dhe kjo bëri që Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri të ishte në shërbim të qytetarëvë dhe në gadishmëri në çdo kohë.
Sipas shefit të zjarrëfikëses në Elbasan,Tajar Alla shërbimi i zjarrëfikëses ka qenë në dispozicion të qytetarëve dhe është i pajisur me mjetet e duhura për të ndërhyrë në çdo rast.
Sipas Allës me problematikë gjatë kësaj periudhe mbeten zjarret e shkaktuara nga pakujdesia e qytetarëve .Më të rrezikuara janë fushat, pyjet dhe mjedistet e hapura pasi zjarret shkaktohen dhe me qëllim .
Qytetarët vazhdojnë të jenë të pakujdesshëm çka sjell edhe incidente të rrezikshme ndaj shefi i shërbimit zjarrëfikës në Elbasan apelon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.
Gjatë këtyre muajve të verës në qarkun e Elbasanit janë shënuar disa zjarre të cilët si faktor kryesor kanë pasur pakujdesinë nga vetë qytetarët. Për tu theksuar mbetet fakti se gjatë kësaj periudhe duhet treguar kujdes maksimal me bombulat e gazit që përdorni në ambientet e brendshme.